E rëndë në Tiranë, gjendet pa shenja jete një person në zonën e “Ali Demit” (Pamjet)

Këtë të mërkurë, një person është gjendur pa shenja jete në zonën e Ali Demit në Tiranë.  Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, pasi nuk ka shenja dhune.

Viktima është i moshës 61-vjeçare dhe me origjinë nga Burreli.

Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 14.08.2024 14:46