E rëndë në Tiranë, 52-vjeçari godet me thikë në qafë e trup bashkëshorten e tij

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka goditur me mjet prerës në trup dhe qafë, gruan e tij 46-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Burime zyrtare nga policia, bënë me dije se shtetasi me inicialet J. Sh., 52-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen me inicialet E. Sh., 46-vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua.

“Më datë 23.05.2024, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi J. Sh., 52-vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46-vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.


Shtuar 23.05.2024 08:07