E rëndë në Tiranë, 50-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë brenda automjetit të tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 22 mars në Tiranë, ku një 50-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën vetes me benzinë brenda automjetit të tij.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Keta”, ku shtetasi M.S., 50 vjeç, dyshohet se ka ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Më datë 22.03.2026, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi M. S, 50 vjeç, dyshohet se është vetëdjegur me benzinë, brenda automjetit të tij. Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;” sqaron policia.


Shtuar 24.03.2026 13:14