E rëndë në Tiranë/ 31-vjeçari gjendet pa shenja jete në sheshpushimin e një pallati, për çfarë dyshohet

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00, në 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë, ku dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i një pallati.

Uniformta blu njoftuan se rreth orës 20:00 të së shtunës, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31-vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

“Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.


Shtuar 27.10.2024 11:07