Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër, teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike.
Sipas informacioneve, dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij, ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje, duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.
