E rëndë në Shkodër, një person gjendet pa shenja pranë urës së Telit

Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës.

Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të rastësishëm, të cilët menjëherë kanë njoftuar Policinë dhe shërbimet mjekësore.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.


Shtuar 11.12.2025 08:53