E rëndë në Shëngjin, 2-vjeçari rrëzohet nga këndi i lojërave, niset me urgjencë drejt Tiranës

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, një fëmijë 2-vjeç është rrëzuar nga një kënd lojërash në një kompleks pushimi në Shëngjin.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës nga familjarët dhe më pas është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Fatmirësisht, fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin/Informacion paraprak

Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2-vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit.


Shtuar 31.07.2025 09:56