Katër fëmijë kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një banesë në Novi Pazar të Sanxhakut në Serbi.
Fëmijët ishin të moshës gjashtë muajsh, dy, tre dhe katër vjeç. Babai dhe nëna e fëmijëve janë shtruar në spital, pasi kanë marrë djegie të shkallës së lartë.
Sipas informacioneve fillestare, zjarri nuk ka prekur banesat e tjera, ndërsa ende nuk dihet shkaku./ina/