Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Sarandë.
Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Mësohet se 4-vjeçari është pickuar fillimisht nga një bletë. I trembur ai ka vrapuar duke rënë në liqenin e Mursisë, Konispo.
Ai është gjetur nga të afërmit të cilët e transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Për fat të keq pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për gati 1 orë, fëmija 4-vjeçar nuk ka mundur të rikthehet në jetë.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, në liqenin e Mursisë, Konispol, një shtetas i mitur 4 vjeç, banues në fshatin Shëndelli, i cili ka qenë duke qëndruar me familjarët e tij, në afërsi të liqenit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/albeu.com/