E rëndë në Prrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Bushtricës, ku një person rreth moshës 60-65 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi trasenë e rrugës automobilistike që kalon poshtë saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e viktimës.

Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

Autoritetet po vijojnë hetimet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje shtesë mbi këtë ngjarje.


Shtuar 21.01.2026 13:36