Ditën e sotme rreth orës 10:00 të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pogradec, ku një bari ka humbur jetën pas goditjes nga rrufeja në fshatin Velçan.
Sipas informacioneve, 47-vjeçari L. Ç. po ruante bagëtitë.
Përveç humbjes së jetës së bariut, rrufeja shkaktoi edhe ngordhjen e rreth 20 krerëve të bagëtive të imëta.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
“Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47-vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes”.