E rëndë në Përmet, i moshuari dhunon për vdekje bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten e tij.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve  L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa  jetë  dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë  në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri),  nga bashkëshorti i saj  shtetasi L.P,  banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar  në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 17.09.2023 09:26

Tags: ,