Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në urën e fshatit Fshat, pjesë e Rrugës së Arbrit.
Sipas informacioneve të marra, dyshohet se një 40-vjeçar, nipi i Nehat Kullës, është hedhur nga ura.
Ai ka lënë makinën në mes të urës, është ngjitur mbi mbrojtëset anësore dhe më pas është hedhur.
Ura është rreth 158 metra e lartë, duke u konsideruar si ura më e lartë në Ballkan.
Forca të shumta policie, ambulanca, kalimtarë dhe banorë të zonës, janë angazhuar në kërkim të 40-vjeçarit Kulla.
Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe hetimet vijojnë.
