Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çellopek, Tetovë, ku kanë mbetur të vrarë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.
Dyshohet se konflikti mes personave kanë nisur për një vend parkimi.
Sipas mediave maqedonase, se një 60-vjeçar ka vrarë djalin e xhaxhait me nusen dhe ka plagosur djalin e tyre.
Pas ngjarjes, autori ka plagosur edhe veten e tij.
“Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me inicialet I.I nga ky fshat, pas një njoftimi se në ora 14.00 me armë zjarri ka vrarë dy familjarë të tij dhe një ka plagosur. Edhe autori po ashtu ka mbetur i plagosur të shkaktuara nga armë zjarri. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.