Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në ambientet e një kompanie në Lushnje.
Shpërthimi dyshohet se ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar pothuajse në të gjithë qytetin.
Nga shpërthimi ka mbetur një viktimë dhe 4 të lënduar, ndërsa shkak dyshohet se është bërë një vinçier që ka prekur linjën e tensionit te lartë.
Roland Hoxha është personi që mbeti i vdekur nga shpërthimi në magazinë.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje.