Mesditën e kësaj të diele rreth orës 13:00, një aksident i rëndë automobilistik, është regjistruar në një zonë rurale të bashkisë Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur, për rreth 100 metra në një terren të thepisur.
I plagosuri është identifikuar si Esat Tahir Xherri.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura. Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Paraprakisht, i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit ka ndodhur për shkak të shpejtësisë, ose gjendjes së rrugës së amortizuar, mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.
Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.