Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Randobravë të Prizrenit Kosovë. Një 59-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri të bijën e tij.
Policia e Kosovës bën me dije se bababi ka shtënë disa herë në drejtim të vajzës së tij. Mësohet se ngjarja ka pasuar një konflikt verbal në familje.
Pas zënkës babai ka nxjerr armën e zjarrit- pistoletën dhe ka shtënë tri here në drejtim të vajzës së tij (A.H. 31-vjeçe). Për fat të mirë asnjë nga plumat nuk kanë prekur 31-vjeçaren.
Ka qenë djali i 59-vjeçarit që arritur të neutralizojë të dhe të marrë me forcë armën nga dora e tij. Pas kësaj 59-vjeçari ëshë larguar nga shtëpia dhe është vetëdorëzuar në polici.
Ai ka raportuar rastin nëpërmjet telefonit në polici dhe ka treguar se gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e di a e ka vrarë apo jo .
Gjithahstu Stacioni Policor Prizren veri kanë arritur dy fëmijët e tij (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armën./albeu.com/