Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Korçë. Mësohet se viktima është shtetasi Skënder Kita, 82-vjeç.
Mësohet se i moshuari jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.
Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës, pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.
Pas denoncimit, Policia e Korçës ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete 82-vjeçarin.
Trupi i viktimës u transportua në morgun e spitalit.