Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë ku një foshnje ka mbetur e lenduar.
Njoftohet se foshnja është dërguar nga prindërit në spital ndërsa dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje.
Nuk dihet se si është gjendja shëndetësore ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:35, në Spitalin e Korçës, është çuar nga prindërit e saj për mjekim, një foshnjë rreth 2-muajshe që dyshohet të jetë lënduar aksidentalisht në banesën e saj, si pasojë e rrëzimit të një dritareje, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com