E rëndë në Korçë/ Banesa iu përfshi nga flakët, ndërron jetë e moshuara (EMRI)

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një e moshuar ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen nr.13 të qytetit, ku si pasojë e tymit, Fluturie Potka ka ndërruar jetë brenda banesës.

Burime bëjnë me dije se e moshuara jetonte e vetme dhe se ishte e paralizuar. Sipas informacioneve, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara.

Mësohet se Fluturie Potka ka pësuar edhe djegie.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Shtuar 15.01.2026 10:33