E rëndë në Korçë, 30-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:40, në fshatin Drenovë të Korçës në rrugë, është gjetur i pajetë një emigrant nga vendet e Lindjes. rreth moshës 25-30 vjeç.

Emigranti është gjetur në fshatin Drenovë të Korçës.

Sipas informacioneve policore, trupi i emigrantit u konstatua nga banoret e fshatit, të cilët me pas njoftuan policinë.

Ekspertet mjeko-ligjore që këqyren trupin e emigrantit nuk konstatuan shenja dhune.

Paraprakisht, dyshohet që emigranti, i cili është në një moshë te re te këtë gjetur vdekjen për shkaqe natyrore.

Drenova ashtu si fshatrat e tjerë në Juglindje të vendit, shërben si shteg për kalimin e emigrantëve të paligjshëm të cilët hyjnë në Shqipëri, për të zgjedhur më pas destinacione të ndryshme në BE.


Shtuar 18.04.2024 07:47