Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klos, ku një 43-vjeçare ka humbur jetën, pasi konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresive.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në banesën e saj.
43-vjeçarja u transportua në spitalin “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mbijetuar dot, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Shtetësja me iniciale V.Z. dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.
43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet si vetëvrasje, megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimin për rastin.