Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korfuz të Greqisë. Në një klinikë psikiatrike, një pacient 45-vjeçar, ka masakruar për vdekje duke e goditur 12 herë me thikë në fytyrë dhe qafë, një tjetër paciente, 63 vjeç.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas orës 22:00
Pasi qendra operative e Drejtorisë së Policisë Korfuz u njoftua nga një infermiere e klinikës, menjëherë ka shkuar në vendngjarje ekipi i policisë dhe kanë arrestuar autorin, i cili vuan nga çrregullimi bipolar dhe psikoza. Nga e njëjta sëmundje vuante edhe viktima e sulmit.
Në vendngjarje është thirrur edhe një mjek, ndërsa nga autopsia e parë ka rezultuar se vdekja e gruas është shkaktuar nga 12 goditje në zonën e fytyrës dhe qafës me stilolaps dhe një thikë druri./albeu.com