Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy punëtorë janë rrëzuar nga lartësia në një objekt në ndërtim në Kamëz.
Dy punonjësit me iniciale B. B., 58-vjeç, dhe Q. K., 48-vjeç, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë uniformat blu kanë arrestuar dy inxhinierët e firmës, shtetasit me iniciale B. Sh., 39-vjeç, dhe M. N., 26-vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39-vjeç, dhe M. N., 26-vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58-vjeç, dhe Q. K., 48-vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.