E rëndë në Itali, mjekja vritet në një atentat, plagoset bashkëshorti i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një mjeke është vrarë teksa po futej në makinë me bashkëshortin e saj, po ashtu mjek, në zonën e Reggio Calabria.

Mjekja 67 vjeçare, Francesca Romeo po hipte në makinë, kur 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar. Ajo ka mbetur e vrarë, teksa bashkëshorti është plagosur.

Policia e Reggio Calabria ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi, ndërkohë që ka nisur hetim nga prokuroria e Palmës. Një nga pistat e hetimit është dhe lidhja me krimin e organizuar.

 


Shtuar 18.11.2023 12:11