Një djalë 8-vjeçar është përplasur për vdekje nga makina, në Itali.
Sipas mediave italiane, djali i mitur ishte me origjinë shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor pranë Borgo Segezia.
Sipas detajeve të para, i mituri është përplasur pasditen e djeshme. Ai u transportua në spital menjëherë pas ngjarjes, por për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com