Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Një i moshuar është gjetur i vetëvarur në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak.
Rreth orës 16:40, në fshatin Fushëbardhë, Gjirokastër, pranë banesës së tij, është gjetur nga të afërmit, i vetëvarur shtetasi K. G., rreth 82 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.