E rëndë në Gjirokastër, 52-vjeçarja vetëvaret në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. Një 52-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj. Viktima, e cila vuante nga problemet e shëndetit mendor, është gjetur pa jetë nga familjarët.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ informacion paraprak.

Rreth orës 08:30, në Libohovë, pranë banesës së saj, është gjetur nga familjarët,  e vetëvarur shtetasia Th. G., 52 vjeçe, i cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor  dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.03.2022 09:27