E rëndë në Gjirokastër/ 17-vjeçari abuzon me të miturin në prani të dy bashkëmoshatarëve të tij, shpallet në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar, në prani të dy të miturve të tjerë. Blutë sqarojnë se, 17-vjeçari është larguar në drejtim të Greqisë, parë se 10-vjeçari dhe prindërit e tij të shkonin në Komisariat për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Të lidhura

None found

Sakaq, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 2.04.2026 23:08