E rëndë në Fushë Arrëz/ Babai plagos me thikë djalin e tij 19-vjeç, dërgohet me urgjencë në spital

Pak momente më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur  në Fushë Arëz, ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë. Sipas informacioneve policore, ka mbetur i plagosur shtetasi Oltion Maradodaj.

I riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pukës.

Sakaq, end ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55- vjeç, i cili dyshohet se lwnduar me mjet prerws djalin 19-vjeç.

Njoftimi i policisë:

“Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19-vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


Shtuar 19.01.2024 15:05