Një ngjarje e rëndë është raportuar në Paris, ku pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje.
Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.
Trupat e tyre u gjetën në një apartament në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.
Ndërkohë, raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.
Ndërkohë, kanë nisur hetimet për ngjarjen tragjike.