E rëndë në Fier/ I komentoi motrës së tij në Facebook, punonjësi i policisë dhunon babë e bir në Fier

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur  në fshatin Vjosë, njësia administrative Cakran, bashkia Fier.

Sipas Syri TV, babë e bir, Ylli dhe Altin Meçe, banorë të zonës, janë sulmuar brutalisht nga tre persona, ku sipas dyshimeve njëri prej tyre është punonjës i Policisë Vendore të Fierit.

Sipas informacioneve, autorët fillimisht kanë ndërprerë energjinë elektrike të banesës, më pas kanë thirrur jashtë shtëpisë shtetasin Altin Meçe.

Në momentin që ky i fundit ka dalë, është goditur disa herë me mjete të forta, duke u rrëzuar dhe mbetur i shtrirë në tokë para banesës.

Zhurmat dhe britmat kanë alarmuar babain e tij, i cili ka dalë nga banesa për të parë çfarë po ndodhte.

Edhe ai është sulmuar nga të njëjtët persona, duke u goditur rëndë në kokë me mjete të forta, duke pësuar plagë serioze.

Pas dhunës, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa i kanë marrë edhe telefonin celular.

Të plagosurit në spital, njëri në gjendje të rëndë

Pas ngjarjes është thirrur ambulanca dhe të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Babai ka marrë ndihmën e parë, ndërsa Altini vijojnë të jenë të shtruar në repartin e kirurgjisë, nën kujdesin e mjekëve, ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze, por jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet: pista e përfshirjes së një efektivi policie

Gjatë ditës së sotme, në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë marrë në pyetje familjarët.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ngjarja është marrë në hetim dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve.

Dëshmia e familjes: Konflikti i nisur nga rrjetet sociale

Familjarët e të plagosurit pohojnë se Altini jeton dhe punon prej rmbi 5 vjet me familjen  ku ndodhet edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Ai kishte ardhur në Shqipëri për të vizituar familjen në 20 dhjetor.

Sipas dëshmisë së tij, një nga autorët e dyshuar është vëllai i një vajze, i cili punon si polic  Pas disa komenteve dhe pëlqimeve (“like”) në profilin e saj, çka dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e dhunës nga vllaini saj polic në Fier,

“Fredi Astrit Lamaj. Është polic, më thanë që është me grupin e gatshëm” deshmon ai.


Shtuar 11.01.2026 15:10