E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Apollonia në Fier, ku një grua ka rënë nga kati i shtatë i një pallati shumëkatësh.

Sipas njoftimeve, ajo ka pësuar lëndime të shumta dhe është transportuar me shenja jete në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndihma e shpejtë ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ambulanca e ka transportuar gruan me urgjencë në Spitalin Rajonal të qytetit.


Shtuar 26.11.2024 13:17