E rëndë në Elbasan/ Shoferja e re humb kontrollin dhe përplas me makinë 4-vjeçarin

Ditën e djeshme, një 4-vjeçar është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Cërrik.

Shoferja e automjetit, e identifikuar me inicialet G.A., 21-vjeçe, dyshohet se teksa drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur të miturin.

Fatmirësisht, i mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim.

Njoftimi:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia”, njofton policia.


Shtuar 10.02.2024 11:57