Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Elbasan, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën, pasi një lëndë plasëse i ka shpërthyer në dorë.
Sipas informacioneve, dyshohet se një lëndë plasëse i ka shpërthyer në duar, duke i sjellë dëme të mëdha në trup dhe për pasojë humbjen e jetës.
Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe, duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.
Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetas rreth 24-vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Forca të shumta policie ka shkuar në vendin e ngjarjes.