Në orët e para të mëngjesit, një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima është identifikuar si Fatbardh Kaloshi, baba i tre fëmijëve.
Sipas të dhënave, ai ka rënë në kontakt me ujin në rrugë dhe një shtyllë elektrike të dëmtuar buzë saj, duke ndërruar jetë në vend.
Raportohet se shtylla kishte qenë e dëmtuar prej ditësh dhe se rreziku ishte raportuar disa herë tek autoritetet përkatëse, por pa asnjë ndërhyrje.