E rëndë në Durrës, punonjësi i Portit gjendet i djegur mbi rezistencë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Një punonjës i Portit është gjetur i djegur dhe pa shenja jete mëngjesin e sotëm.

Mësohet se punonjësi, rreth 50 vjeç, është djegur teksa ka qenë duke u ngrohur me rezistencë.

Kanë qenë punonjësit e tjerë që e kanë gjetur mbi rezistencë, ndërsa dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi ngrohëse./albeu.com


Shtuar 13.02.2023 09:50