E rëndë në Durrës/ Përmbytjet shkaktojnë viktimën e parë, gjendet një trup i pajetë në zonën e Plepave

Këtë të enjte, një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.

Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje.


Shtuar 8.01.2026 11:53