E rëndë në Durrës, gjendet pa shenja jete në banesë një 42-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Një 42 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë. Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, në lagjen Nr.1 Durrës, është gjetur, dyshohet i vetëvarur,  në banesë shtetasi E. Gj., 42 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 18:45