E rëndë në Durrës/ Dy persona gjenden pa shenja jete, dyshohet se…

Ditën e djeshme, dy persona në qytetin e Durrësit, janë gjetur të pajetë. Njëri u zbulua në tokën e tij në fshatin Kalush, ndërsa tjetri u zbulua në shtëpinë e tij.

Bëhet me dije se të ndjerët janë të moshave 82 dhe 62-vjeç. Sipas informacionit të policisë, nuk kanë shenja dhune dhe vdekja dyshohet të jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Më datë 09.12.2025:-u gjet në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Kalush, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

-u gjet në banesën e tij, në lagjen nr. 13, trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62-vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.


Shtuar 10.12.2025 13:58