E rëndë në Durrës/ Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën 42-vjeçarja

Këtë të mërkurë rreth orës 14:00, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Shënavlash, në afërsi të Durrësit, ku një grua 42-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në një banesë në këtë fshat.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatkeqësisht, si pasojë e asfiksisë nga tymi, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42-vjeçe.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit.


Shtuar 2.10.2025 15:37