E rëndë/ Ra nga shkëmbi teksa priste dru, humb jetën 69-vjeçari (EMRI)

Paraditen e kësaj të mërkure  25 mars rreth orës 09:40, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një 69-vjeçar ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se 69-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur duke prerë dru zjarri në një terren malor.

Viktima është identifikuar si Ibrahim Dema nga fshati Dom në Klos.

Mat/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69-vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.


Shtuar 25.03.2026 11:18