Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Delvinë ku një shtetas ka tentuar tëvetëdigjet me lëndë djegëse, benzinë.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjeherë në spitalin e Sarandës.
Dyshohet se ai ka vepruar në kushte të rëndë psikologjike, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftim policie
Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com