E RËNDË NË ÇEKI/ Dhjetëra emigrantë gjenden në një kamion, një i vdekur

Policia çeke zbuloi rreth 30 emigrantë në pjesën e pasme të një kamioni pranë Pragës. Shumë emigrantë ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

”Pavarësisht tentativave për reanimim, një grua ka ndërruar jetë”, deklaroi shërbimi i urgjencës ASCR në platformën e mediave sociale X.

”Kamioni me targa të huaja u ndalua rreth 30 kilometra në veri të Pragës në autostradën D8 që të çon në shtetin lindor gjerman të Saksonisë”, tha policia.

Policia supozon se emigrantët po kalonin vetëm përmes Çekisë për në Evropën Perëndimore.

Sipas Ministrisë së Brendshme në Pragë, vitin e kaluar në Çeki u arrestuan 13 898 persona pa dokumente të vlefshme qëndrimi. Kjo është një rënie prej më shumë se gjysmë në krahasim me vitin 2022.


Shtuar 3.09.2024 13:58