E rëndë në Bulqizë/ Plagosen tre të rinj, nisen me urgjencë për tek Trauma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës, ku tre të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika.

Bëhet me dije se sherri ka nisur në një lokal në Bulqizë, ku të rinjtë kanë dalë të sqarohen jashtë ambienteve të lokalit nga ku janë përplasur fizikisht.

Tre prej tyre kanë mbetur të plagosur me thikë, ndërsa më pas janë transportuar për në Spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas informacioneve tre të rinjtë e plagosur janë Fluturim Tolle, 26 vjeç, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç. I riu Tolle ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, policia po heton rastin për sqarimin e mëtejshëm.


Shtuar 10.03.2026 23:17