E rëndë në Berat! Ra nga kati i tretë i pallatit në ndërtim, humb jetën punonjësi 66-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Berat, në lagjen “Kushtrimi”, ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati teksa punonte.

Bëhet me dije se një 66-vjeçar, punonjës i firmës, është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë në këtë kantier ndërtimi.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Shtuar 30.06.2025 18:53

Tags: ,