E rëndë në Berat/ Ishte duke rikonstruktuar një banesë, 50-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Këtë të enjte, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën në punë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, 50-vjeçari me inicale P.M ka rënë nga skelat dhe is pasojë ka humbur jetën.

Uniformat blu bëjnë me dije se, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 12.02.2026 13:49