Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 47-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka qenë në ambientet e punës dhe dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.
Ky është dyshimi paraprak i policisë, teksa përmes komunikatës bëhet me dije se E.T., 47-vjeç banues në Ballsh rezulton se ishte punonjës në një kompani të nxjerrjes së naftës në Ballsh.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi E. T., 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës.