E rëndë/ Ishte duke u larë në lumin Drin, mbytet aksidentalisht 13-vjeçari

Mesditën e sotme, rreth orës 13:35, një ngjarje e rëndë, është  regjistruar në fshatin Mjedë një 13-vjeçar ka humbur jetën, teksa ka qenë duke u larë në lumin Drin.

Sipas informacioneve policore, D.P., 13-vjeç banues në fshatin Mjedë dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa ka qenë duke u larë.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13-vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.


Shtuar 16.07.2024 15:47