Një ngjarje që tronditi opinionin publik në Brazil, pas gjetjes së trupit të influencueses së njohur Jaqueline Barbosa Nascimento, vetëm 22-vjeç.
Ajo ishte zhdukur tre ditë më parë nga zona e Jaguara Dam, pranë São Paulo, ku kishte dalë për një ditë argëtimi me miqtë e saj me jet ski.
Jaqueline nuk u kthye më pas daljes së saj, duke alarmuar familjen dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Pas kërkimeve intensive nga autoritetet dhe ekipet e shpëtimit, trupi i saj u gjet në ujërat e damit, duke tronditur të gjithë komunitetin.
Fillimisht u mendua për një aksident tragjik, por autoritetet braziliane kanë nisur një hetim për “vdekje të dyshimtë”.
Kjo për shkak se dëshmitë e miqve që ishin me të në ditën e ngjarjes, nuk përputhen dhe ngrejnë dyshime mbi rrethanat e vdekjes së saj.
Jaqueline njihej për praninë e saj të fortë në rrjetet sociale, ku me energjinë dhe stilin e lirshëm të jetës kishte fituar një numër të madh ndjekësish.
Vdekja e saj e papritur ka shkaktuar shumë pyetje dhe dhimbje, sidomos te familja dhe komuniteti i saj online.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar të vërtetën pas kësaj ngjarjeje misterioze dhe tragjike.